Presidenti francez Emmanuel Macron ka mbërritur në Berlin me bashkëshorten e tij Brigitte për një vizitë shtetërore treditore. Presidenti Macron dhe Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, theksuan në fillim të takimit të tyre rëndësinë e marrëdhënieve midis Francës dhe Gjermanisë për Evropën. “Marrëdhëniet gjermano-franceze janë qendrore për Evropën, ato janë të nevojshme që Evropa të ecë përpara”, tha Macroni
previous post