RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Macron nuk pranon dorëheqjen e kryeministrit Attal

macron-nuk-pranon-doreheqjen-e-kryeministrit-attal

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i kërkoi të qëndrojë në postin e tij “për momentin”, kryeministrit Gabriel Attal i cili dorëzoi dorëheqjen pasi aleanca e majtë doli e para në raundin e dytë të zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme në vend, transmeton Anadolu.

Sipas informacioneve që mediat franceze kanë siguruar nga Pallati Elysee, kryeministri Attal sot shkoi në Pallatin Elysee për t’i paraqitur presidentit Macron dorëheqjen e tij.

Pas takimit, Macron nuk pranoi dorëheqjen e kryeministrit Attal dhe i kërkoi atij që “për momentin” të vazhdojë detyrën për “stabilitetin e vendit”. Macron i ka përcjellë Attal-it falënderimet për performancën që ka treguar në procesin zgjedhor.

Si rezultat i raundit të dytë të zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme në Francë, aleanca e majtë doli e para ndërsa aleanca e Macronit e dyta. Ndërsa vendin e tretë e zuri ekstremi i djathtë i cili ishte i pari në raundin e parë.

Attal në deklaratën e pasi aleanca e majtë, Fronti i Ri Popullor doli e para në votime tha: “Grupi politik që përfaqësova në këto zgjedhje, nuk mund të arrijë shumicën. Në përputhje me traditën e Republikës dhe parimet e mia, unë do t’i paraqes presidentit dorëheqjen time”.

Related posts

Haxhiu pret në takim krerët institucional të drejtësisë dhe partnerët ndërkombëtar

RTI

Policia kap material të “Mbrojtjes Civile” e “Brigadës së Veriut”

rezart morina

Bashkimi Evropian: Jemi të gatshme për bisedime me presidentin e ri të Iranit

admin