RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Macron përdori përgjigjen e ChatGPT për të argumentuar mendimin e tij

macron-perdori-pergjigjen-e-chatgpt-per-te-argumentuar-mendimin-e-tij

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron mbrojti pikëpamjen e tij se Evropa duhet të jetë konkurruese përballë përparimeve të quajtura “teknologji destruktive” me përgjigjen e dhënë nga ChatGPT, transmeton Anadolu.

Pas kthimit nga një vizitë në Holandë, Macron e pyeti ChatGPT-në: “Me pak fjalë, si e pozicionon veten Evropa në “teknologjitë përçarëse?”.

Macron në Twitter tha se në pyetjen e robotit të AI e mori përgjigjen “Konkurruese” dhe tha se “Evropa është konkurruese, edhe një inteligjencë artificiale e konfirmon këtë!”.

Duke kërkuar që Evropa të vazhdojë të investojë dhe të bashkëpunojë në fushën e “teknologjive shkatërruese”, Macron tha: “Ne mund të qëndrojmë në ballë me kompanitë që premtojnë të ardhme. Si francezët dhe holandezët, ne po përparojmë në këtë rrugë”.

– Përdoruesit e Twitterit e pyetën inteligjencën artificiale rreth Francës dhe Macronit

Përdoruesit e Twitterit ndanë imazhet që përmbajnë përgjigjet e pyetjeve që ata bënë në ChatGPT për t’iu referuar diskutimeve për reformën e pensioneve në vend dhe politikat ndaj emigrantëve të parregullt.

Organizata e ndihmës humanitare “Utopia 56” në Francë, nën postimin e Macronit postoi dialogun e tij me ChatGPT: “Shkurtimisht si do ta përkufizonit respektin për të drejtat e njeriut në kufijtë evropianë?”, inteligjenca artificiale u përgjigj “S’ka!”.

Një përdorues tjetër postoi dialogun e tij me ChatGPT: “Në përmbledhje, si do ta përmblidhnit mandatin 5 vjeçar të Macronit?, përgjigjja e inteligjencës artificiale ishte “Kontroverse”.

ChatGPT ishte objekt i hetimit nga Komisioni Kombëtar i Informatikës dhe Lirive (CNIL) me arsyetimin se shkaktoi dezinformim në Francë.

Related posts

Hakmarrja izraelite kundër të burgosurve palestinezë në rritje

wpuser

Lista Serbe thotë se dëshiron ta rrëzojë Kurtin, pranon se Radojçiq ishte në barrikada

admin

Takimi i 27 shkurtit mes Kurtit dhe Vuçiqit vlerësohet i rëndësishëm nga ndërkombëtarët

rezart morina