RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Macron thirrje për konsumimin e produkteve franceze për të mbrojtur sovranitetin e bujqësisë dhe ushqimit

macron-thirrje-per-konsumimin-e-produkteve-franceze-per-te-mbrojtur-sovranitetin-e-bujqesise-dhe-ushqimit

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka bërë thirrje për konsumimin dhe blerjen e produkteve franceze, duke vënë theksin mbi mbrojtjen e sovranitetit të bujqësisë dhe ushqimit në vazhdën e luftës Ukrainë-Rusi dhe krizës së energjisë dhe klimës.

Sipas BFMTV, Macron ka mbajtur një fjalim në festivalin bujqësor në qytetin Outarville.

“Mbrojtja e sovranitetit të bujqësisë dhe ushqimit në vazhdën e luftës Ukrainë-Rusi dhe krizës së energjisë dhe klimës është lufta më e madhe”, tha Macron duke u bërë thirrje qytetarëve francezë që të konsumonin dhe të blinin produktet me origjinë franceze.

“Po kalojmë një kohë të vështirë që kërkon mobilizimin e të gjithëve”, theksoi Macron.

“Krahas nevojës për të shpëtuar nga varësia e produkteve bujqësore ruse, si plehu kimik ne duhet te përballemi edhe me çmimet e energjisë në rritje të cilat janë nje armë për Moskën”, tha Macron. /atsh

Related posts

Tajvani goditet nga një tajfun i fuqishëm

Muhamet Ramadani

Zgjedhjet në Turqi, çifti i ri voton para kurorëzimit – VIDEO

admin

Sondazhi i institutit amerikan: Kurti politikani më i besueshëm në Kosovë, Osmani e dyta

admin