RTV AHIRETI
Shëndetësi

Majdanozi, vlerat e rralla për veshka të shëndetshme

majdanozi,-vlerat-e-rralla-per-veshka-te-shendetshme

Majdanozi përmban minerale si kalciumi, hekuri dhe sulfuri.

Majdanozi është një nga bimët mjekësore më të mira për shëndetin e veshkave.

Majdanozi i bën ato më të forta dhe parandalon formimin e gurëve.

Kjo bimë e shëndetshme i pastron ato në mënyrë natyrale nga toksinat dhe të gjitha substancat e dëmshme që kërcënojnë shëndetin e veshkave.

Në këtë artikull të do të mësoni më shumë për tre kura natyrale që ndihmojnë në pastrimin e veshkave nga toksinat dhe substancat e dëmshme.

Lëngu i shëndetshëm i majdanozit për veshka të shëndetshme

Përbërësit:

  • Një tufë e vogël majdanoz
  • 3 gota me ujë

Përgatitja:

  • Ngroheni ujin në një çajnik dhe përpara se të marrë valë hiqeni nga zjarri.
  • Shtoni tufën e majdanozit dhe lëreni të rrijë në ujë për 15 minuta dhe më pas kullojeni.
  • Ju këshillojmë të pini dy-tre gota me çaj majdanozi çdo ditë sidomos pas çdo vakti.
  • Mund ta pini për 30 ditë e ta përsërisni nëse është e nevojshme.

Lëng kastraveci dhe majdanozi

Veshkat punojnë fort që të pastrojnë gjakun, të eliminojnë kripën dhe elementë të tjerë të dëmshëm.

Puna e tyre është shumë e vështirë, ndaj duhet t’u japim të gjithë ndihmën e mundshme.

Duke konsumuar majdanoz çdo ditë, ne ndihmojmë veshkat të pastrojnë organizmin nga toksinat.

Përbërësit:

  • 1 kastravec
  • 1 tufë me majdanoz
  • 2 gota me ujë

Përgatitja:

  • Përziejini të gjithë përbërësit në një mikser deri sa lëngu të jetë kompakt dhe hollojeni sipas dëshirës.
  • Më pas pini dy gota nga ky lëng, një në mëngjes esëll dhe një përpara se të bini për të fjetur.
  • Pijeni për 20 deri 30 ditë.
  • Lëng ananasi dhe majdanozi për pastrimin e veshkave

Përbërësit:

  • 3 feta ananasi
  • 2 tufa me majdanoz
  • 1 litër ujë

Përgatitja:

  • Përziejini përbërësit në një mikser për 4 minuta.
  • Lëngun mos e kulloni dhe pijeni të gjithin përgjatë gjithë ditës.
  • Pijeni për 20-30 ditë.
  • Vlerat e tjera të majdanozit për shëndetin e organizmit
  • Majdanozi përmban minerale si kalciumi, hekuri dhe sulfuri.
  • Ai është një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe shumë vitaminave të tjera të dobishme.
  • Konsumi i majdanozit ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.

Related posts

Cila është lidhja mes produkteve shtazore dhe sëmundjeve kronike?

admin

COVID-19 ka sjellë faktorë të shumtë rreziku për mungesën e hekurit në trupin tonë

admin

Pirja e duhanit shkakton tkurrje të trurit dhe humbje të memories, sipas ekspertëve

rezart morina