RTV AHIRETI
Shëndetësi

Cila është lidhja mes produkteve shtazore dhe sëmundjeve kronike?

cila-eshte-lidhja-mes-produkteve-shtazore-dhe-semundjeve-kronike?

Regjimet ushqimore me bazë bimore kanë përjetuar një kthim të lavdishëm së fundmi, falë vlerave të shumta për shëndetin dhe organizmin.

Nga ana tjetër, ushqyerja me bazë shtazore njihet si një shkaktare e shumë problemeve shëndetësore ku përfshihen:

Sëmundjet e zemrës
Ishemia
Tromboza,
Diabeti i tipit 2
Tumoret

Studime të shumta, thonë se njerëzit që ushqehen kryesisht me proteina shtazore, janë ndjeshëm më të rrezikuar nga sëmundjet kronike.

Sipas tyre, konsumi i lartë i mishit dhe nënprodukteve të tij, rrit në gjak sasinë e amino acideve sulfurike të cilat rrisin fort rrezikun e këtyre sëmundjeve.

Autorët e studimit këshillojnë zbatimin e një regjimi ushqimor me bazë bimore për pakësimin e rreziqeve të tilla.

Përveç amino acideve shtazore, të dyja regjimet kanë një dallim thelbësor.
Ndryshimi Mes Yndyrnave Bimore Dhe Shtazore

Ushqimet me bazë bimore dhe ato shtazore kanë ushqyes të ndryshme.

Burimet bimore të yndyrnave mono-të-pangopura dhe polio-të-pangopura janë të pasura me vitamina, polifenolë të nevojshëm për zemrën.

Burimet shtazore si mishi, vezët dhe produktet e bylmetit përmbajnë nivele të larta të yndyrnave të ngopura dhe kolesterolit.

Të dyja këto njihen si shkaktarë të sëmundjeve të zemrës.

Më Shumë Bimë, Më Pak Mish Për Një Shëndet Afatgjatë

Një regjim ushqimor me bazë bimore është alternativa më e mirë për një jetë të shëndetshme e të gjatë.

Një regjim i tillë përfshin: fruta, perime, drithëra të plota, barishte, zarzavate, bishtajore, fara, arrorë.

Të kuptohemi drejt, një regjim i tillë nuk konsiderohet vegjetarian por synon që të krijojë një balancë ushqimore në favor të bimëve dhe jo të proteinave të mishit.

Related posts

A shkakton e ftohura simptoma më të rënda tek meshkujt?

admin

Zakonisht nuk e bëjmë, por këto 5 ushqime duhet t’i blini të ngrira

admin

Testimet e syrit mund të paralajmërojnë çrregullimet mendore

rezart morina