Numri i personave që kanë humbur jetën nga rrëshqitja e dheut që ndodhi dje në një zonë kampingu në Malajzi është rritur në 23, ndërsa dhjetë të tjerë ende janë të zhdukur, transmeton Anadolu Agency (AA).
Autoritetet njoftuan se një rrëshqitje dheu ndodhi në një kamping në Batang Kali, në shtetin Selangor, në veri të kryeqytetit Kuala Lumpur.
Autoritetet thanë se shtatë trupa të tjerë janë gjetur gjatë përpjekjeve të kërkim-shpëtimit të nisura pas rrëshqitjes së dheut, përfshirë një nënë dhe foshnjën e saj, me çka numri i të vdekurve është rritur në 23.
Përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar për dhjetë persona të cilët figurojnë të zhdukur.
Zyrtarët nga shteti Selangor deklaruan se gjashtë nga të vdekurit janë fëmijë.
Ndërkohë, mësohet se kampingu funksiononte pa licencë.