RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Malajzia dënon “provokimin izraelit” në Xhaminë Al-Aksa

malajzia-denon-“provokimin-izraelit”-ne-xhamine-al-aksa

Malajzia dënoi ashpër vizitën e ministrit izraelit të Sigurisë në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Inkursioni i orkestruar” ishte një “provokim dhe agresion” i qartë kundër status quo-së politike të Kudsit dhe Al-Haram Al-Sharifit, tha Ministria e Jashtme e Malajzisë në një deklaratë.

Të martën, ministri i ri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben-Gvir, hyri në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa, një ditë pasi njoftoi se e shtyu vizitën pas paralajmërimeve për trazira.

Duke shprehur solidaritetin me palestinezët, Malajzia i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që “të mbajë përgjegjës regjimin izraelit për një akt të tillë të paligjshëm”.

Kuala Lumpuri gjithashtu i bëri thirrje Tel Avivit që të “ndalojë menjëherë provokimin në paqe dhe stabilitet”.

Malajzia ripohoi mbështetjen e saj “të palëkundur” për palestinezët dhe “kauzën e tyre për të arritur lirinë nga pushtimi i paligjshëm dhe për të realizuar aspiratat e tyre për një shtet të pavarur dhe sovran të Palestinës bazuar në kufijtë e para vitit 1967, me Kudsin Lindor si kryeqytet”.

Për myslimanët, Al-Aksa përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë në botë. Hebrenjtë, nga ana e tyre, i referohen zonës si Mali i Tempullit, duke thënë se ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor, ku ndodhet Al-Aksa, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967. Ajo aneksoi gjithë qytetin në vitin 1980, hap ky që nuk u njoh kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

Related posts

Agjenda e sotme e Escobarit në Kosovë, pritet të takojë përfaqësuesit e institucioneve

admin

Erdoğan: Bashkëpunimi ekonomik mes Turqisë dhe Kroacisë, ‘premtues’

admin

Biden prezantoi foton e parë me ngjyra të marrë nga teleskopi hapësinor “James Webb”

admin