RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Malajzia zgjedh kryetarin e ri të Parlamentit

malajzia-zgjedh-kryetarin-e-ri-te-parlamentit

Në seancën e saj të parë, Parlamenti i Malajzisë sot zgjodhi kryetarin e ri, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i ri i Parlamentit u zgjodh Johari Abdul, i njohur si Dewan Rakyat, i cili do të zëvendësojë Azhar Azizan Harun.

Emri i Joharit u propozua nga kryeministri Anwar Ibrahim, i cili u mbështet nga zëvendëskryeministri Ahmad Zahid Hamidi.

Përveç betimit të 222 deputetëve, Parlamenti do të debatojë mocionin e besimit mbi qeverinë e unitetit të udhëhequr nga Anwar, i cili u zgjodh shef ekzekutiv muajin e kaluar.

Udhëheqësi reformist Anwar 75-vjeç, drejton qeverinë e unitetit të përbërë nga Aleanca e tij e Shpresës ose Pakatan Harapan (PH), Fronti Kombëtar ose Barisan Nasional (BN) dhe Aleanca e Partive Sarawak ose Gabungan Parti Sarawak (GPS).

Më 19 nëntor në Malajzi u mbajtën zgjedhjet e 15-ta të përgjithshme, nga të cilat doli përbërja e re parlamentare prej 222 vendesh. PH në këto zgjedhje fitoi 82 vende.

Anwar njoftoi kabinetin e tij prej 27 anëtarësh të premten e kaluar, përfshirë dy zëvendëskryeministra, Ahmad Zahid Hamidi nga BN dhe Fadillah Yusof i GPS-së.

Sipas një memorandumi të mirëkuptimit të nënshkruar mes partive të Qeverisë së Unitetit, “çdo deputet që voton kundër qeverisë do të konsiderohet se ka dhënë dorëheqje”.

Mocioni i besimit pritet të debatohet nga 4 deputetë të qeverisë dhe 3 deputetë të opozitës përpara se të dalë në votim.

Related posts

SHBA ua kthen autoriteteve palestineze plumbin që vrau gazetaren Abu Akleh

admin

Shtyhet konkursi për aplikim në FSK deri më 23 janar

admin

Policia merr donacion nga UNDP për avancimin e kapaciteteve në detektimin e eksplozivëve

rezart morina