RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Shtyhet konkursi për aplikim në FSK deri më 23 janar

shtyhet-konkursi-per-aplikim-ne-fsk-deri-me-23-janar

Ministria e Mbrojtjes këtë të shtunë ka bërë të ditur se konkursi për pranimin e ushtarëve të rinj është shtyrë edhe për një javë.

Ministria ka bërë të ditur se shtyrja e afatit u bë për shkak të qasjes së njëkohshme të shumë aplikantëve në platformën e aplikimit, me ç’rast janë shfaqur pengesa teknike që po vonojnë procesin e aplikimit.

Me këtë rast MM-ja u ka bërë thirrje të gjithë të rinjëve e të rejave që t’i bashkohen ushtrisë.

“Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të interesuarit ndërmjet moshës 18-25 vjeç, dhe po ashtu për aplikantët të cilët kanë hasur vështirësi në marrjen e letërnjoftimit për shkak të mungesës së materialeve, ju njoftojmë se do të pranojmë aplikacionin edhe me letërnjoftim të skaduar apo me dëshminë se janë në proces të marrjes së letërnjoftimit” thuhet në njoftim.

Konkursi për rekrutim në Ushtrinë e Kosovës do të jetë i hapur deri me datën 23 janar.

Related posts

Për 14 vjet, rreth 135 mijë nxënës më pak në Kosovë

admin

Pasi u betuan, deputetët e Listës Serbe lëshojnë seancën

admin

Vdes 17-vjeçari i aksidentuar në rrethrrotullimin në “Lakërishtë”

rezart morina