Në Mali janë ndaluar aktivitetet për organizatat e shoqërisë civile të cilat mbështeten nga Franca, transmeton Anadolu Agency (AA).
Qeveria e Malit përmes një deklarate njoftoi se Franca ndërpreu ndihmat e zhvillimit që siguronte për Malin me arsyen e pranisë së ushtarëve Wagner në vend.
Në deklaratën e cila mban nënshkrimin nga zëdhënësi i qeverisë, Abdoulaye Maiga, theksohet se pretendimet e Francës janë të pabaza dhe se janë paraqitur për të manipuluar opinionin publik.
Bëhet e ditur se Franca ka njoftuar Malin që në shkurt se do të ndërpriste ndihmat në fjalë.
Ndër të tjera në deklaratë njoftohet se nën dritën e zhvillimeve të fundit, janë ndaluar aktivitetet për të gjitha organizatat e shoqërisë civile në Mali që mbështeten nga Franca ose ndaj të cilave ajo siguron pajisje dhe produkte.
Po ashtu vihet në dukje se në kuadrin e ndalesës përfshihen edhe organizatat që punojnë në fushën e ndihmës humanitare.
Javën e kaluar, u njoftua se Franca ka pezulluar ndihmën e zhvillimit për Malin, për shkak të “marrëdhënies së qeverisë ushtarake në Mali me ushtarët mercenarë Wagner”.