RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mali ndalon aktivitetet e organizatave të shoqërisë civile të mbështetura nga Franca

mali-ndalon-aktivitetet-e-organizatave-te-shoqerise-civile-te-mbeshtetura-nga-franca

Në Mali janë ndaluar aktivitetet për organizatat e shoqërisë civile të cilat mbështeten nga Franca, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qeveria e Malit përmes një deklarate njoftoi se Franca ndërpreu ndihmat e zhvillimit që siguronte për Malin me arsyen e pranisë së ushtarëve Wagner në vend.

Në deklaratën e cila mban nënshkrimin nga zëdhënësi i qeverisë, Abdoulaye Maiga, theksohet se pretendimet e Francës janë të pabaza dhe se janë paraqitur për të manipuluar opinionin publik.

Bëhet e ditur se Franca ka njoftuar Malin që në shkurt se do të ndërpriste ndihmat në fjalë.

Ndër të tjera në deklaratë njoftohet se nën dritën e zhvillimeve të fundit, janë ndaluar aktivitetet për të gjitha organizatat e shoqërisë civile në Mali që mbështeten nga Franca ose ndaj të cilave ajo siguron pajisje dhe produkte.

Po ashtu vihet në dukje se në kuadrin e ndalesës përfshihen edhe organizatat që punojnë në fushën e ndihmës humanitare.

Javën e kaluar, u njoftua se Franca ka pezulluar ndihmën e zhvillimit për Malin, për shkak të “marrëdhënies së qeverisë ushtarake në Mali me ushtarët mercenarë Wagner”.

Related posts

BE thërret takim të jashtëzakonshëm të ministrave të jashtëm pas sulmeve iraniane ndaj Izraelit

Muhamet Ramadani

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë të burgosurit

admin

Një restorant në Paris akuzohet për ndarjen e klientëve sipas ngjyrës së lëkurës

admin