RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mali ndalon kanalet televizive franceze për “nxitje të terrorizmit” dhe “fyerje të shtetit”

mali-ndalon-kanalet-televizive-franceze-per-“nxitje-te-terrorizmit”-dhe-“fyerje-te-shtetit”

Autoriteti i Lartë për Komunikim i Malit (HAC) ka njoftuar një ndalim të pacaktuar të kanaleve televizive franceze LCI dhe TF1 nga të gjitha paketat kombëtare televizive, duke përmendur akuza për promovim të terrorizmint dhe fyerje të autoriteteve shtetërore, transmeton Anadolu.

Njoftimi pason një shqyrtim nga bordi i autoritetit HAC të mërkurën.

Vendimi u mor pas një transmetimi të kanalit LCI më 9 nëntor me titull “Mali, xhihadistët në portat e Bamakos” dhe një ri-postimi të mëvonshëm në internet nga kanali TF1.

Autoriteti tha se përmbajtja shkelte etikën dhe rregulloret e medias së Malit duke nxitur destabilizim dhe duke përhapur “informacion të rremë”.

Rregullatori tha se sipas Nenit 41 të dekretit të vitit 2016 mbi komunikimin audiovizual, transmetuesit dhe shpërndarësit duhet të pezullojnë menjëherë shërbimet e huaja të raportuara nga HAC.

Ky veprim pasqyron qëndrimin gjithnjë e më të rreptë të Bamakos ndaj mediave të huaja përballë kërcënimeve në rritje nga grupet e armatosura në vend.

Që nga viti 2022, autoriteti HAC i Malit ka sanksionuar vazhdimisht mediat franceze, duke revokuar përgjithmonë licencat e kanaleve RFI dhe France 24, duke pezulluar atë France 2, duke hequr përkohësisht kanalin LCI dhe duke pezulluar kanalin TV5 Monde.

Related posts

Më 31 janar mblidhet Kuvendi i LDK-së, Abdixhiku e paraqet dorëheqjen

admin

SHBA, grupi “No Labels” dështon të emërojë një kandidat uniteti, tërhiqet nga gara presidenciale

admin

“Represion ndaj atyre që nuk janë besnik të Vuçiçit”/ Si autoritetet e Serbisë vënë nën akuzë serbët nga Kosova për “shkelje” të rendit kushtetues

admin