RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mali pezullon një tjetër stacion televiziv francez

mali-pezullon-nje-tjeter-stacion-televiziv-francez

Mali ka pezulluar një tjetër stacion televiziv francez, transmeton Anadolu.

Autoriteti i Lartë i Komunikimit (HAC) ka vepruar duke tërhequr për tre muaj shërbimin e kanalin ‘TV5 Monde’ nga distributorët e autorizuar për tre muaj.

HAC njoftoi se vendimi vjen pas shkeljeve të teksteve legjislative dhe rregullatore për rregullimin e medias, të zbuluara më 26 gusht.

Autoriteti i komunikimit kritikoi kanalin ‘TV5 Monde’ se nuk mori parasysh versionin e ushtrisë së Malit në një transmetim në lidhje me vdekjen e të paktën 15 civilëve në sulmet me dron në rajonin verior Tinzaouatene.

Në vitin 2022, HAC pezulloi përgjithmonë transmetimet e televizionit ‘France 24’ dhe radios ‘RFI’.

Kanali ‘LCI’, një tjetër televizion francez, u pezullua më 27 korrik për dy muaj.

Related posts

Lavrov: Do të mbështesim Afrikën për të “përfunduar procesin e dekolonizimit”

admin

Sofja e zemëruar pas refuzimit të Holandës që Bullgaria të hyjë në Schengen

admin

VIDEO/ U vesh si grua dhe përdori pasaportën e motrës, policia kufitare ukrainase arreston burrin që donte të…

admin