RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mandatet në rrezik, deputetët e Listës Serbe rikthehen në seancë

mandatet-ne-rrezik,-deputetet-e-listes-serbe-rikthehen-ne-seance

Deputetët e Listës Serbe kanë ardhur në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës. Para fillimit të seancës plenare, e cila po mbahet në sallën alternative, të njëjtit shihen duke u nënshkruar në listën e pjesëmarrjes. Hera e fundit që ata u paraqiten në sallë plenare ishte më 8 shkurt. Të njëjtit kanë marrë mandatet e tyre në nëntor të vitit 2022, kur paraardhësit e tyre dhanë dorëheqje.

Nëntë deputetët e Listës Serbe dhe një deputet i pavarur serbë vijnë në seanca plenare vetëm një herë në gjashtë muaj dhe pas nënshkrimit nuk qëndrojnë në sallë plenare.

Media ka raportuar se vlera e pagave të dhjetë deputetëve serb është mbi 300 mijë euro.

Këta deputetë nuk kanë pasur asnjë deklaratë në foltoren e Kuvendit të Kosovës, nuk kanë përfaqësues në asnjë nga komisionet, nuk kanë grup parlamentar. Kryesia është në mungesë të një nënkryetari nga radhët e këtij komuniteti.

Related posts

Sot shënohet 14 vjetori i Masakrës së Urumqit në Kinë

rezart morina

Dëgjohen dy shpërthime në Mitrovicën Veriore

admin

Sarajevë, fillon konferenca shkencore rajonale “Ulematë e Ballkanit midis dy luftërave botërore”

admin