RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dëgjohen dy shpërthime në Mitrovicën Veriore

degjohen-dy-shperthime-ne-mitrovicen-veriore

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua ka raportuar se gjatë natës në oborrin e shtëpisë së saj në rrugën “Pop Angjelko Neshiq”, në Mitrovicë janë dëgjuar dy shpërthime.

Policia thotë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe sipas tyre është vërejtur se në oborrin e viktimës nga person/a, dyshohet se janë gjuajtur dy mjete shpërthyese, shok-bomba.

Në raportin 24-orësh thuhet se nuk ka persona të lënduar e as dëme materiale.

Ndërkohë, lidhur me rastin është njoftuar prokurori, me vendim të së cilit hetimet vazhdojnë ende për këtë rast.

Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Rr. Pop Angjelko Neshiq, Mitrovicë Veri 15.07.2023 – 03:35. Viktima femër kosovare ka raportuar gjatë natës në oborrin e shtëpisë së saj janë dëgjuar dy shpërthime. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe sipas vendshiqimit vërehet se në oborrin e viktimës nga person/a, dyshohet se janë gjuajtur dy mjete shpërthyese (shok bomba) ku si pasoj nuk ka pasur persona të lënduar apo dëme materiale. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësua rasatin dhe vazhdon të hetohet

Related posts

Forcat izraelite plagosin 2 palestinezë dhe arrestojnë 15 të tjerë në Bregun Perëndimor

admin

Pezullohet dënimi i ish-kryeministrit Imran Khan për korrupsion në Pakistan

admin

Moldavia thotë se nuk po synon të anëtarësohet në NATO – VIDEO

admin