RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Maqedonci e konfirmon nisjen e procedurave për blerjen e raketave “Javelin”

maqedonci-e-konfirmon-nisjen-e-procedurave-per-blerjen-e-raketave-“javelin”

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e ka konfirmuar për Tëvë1 se kanë filluar procedurat për blerjen e raketave antitank “Javelin” për Kosovë, derisa ka shtuar se shkon në disa faza aprovimi.

Përmes një deklarate të shkurtër, Maqedonci ka thënë se ky vendim është në kuadër të planit të tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

Megjithatë, Maqedonci ka thënë se kjo çështje është nis si procedurë por ka shtuar se shkon në disa faza aprovimi.

“Kjo është proceduar më herët. Në kuadër të planit të tranzicionit e kemi një plan që është blerje shtet me shtet, me SHBA-në. Tash përveç si kërkesë e kam theksuar këtë çështje edhe kur kam qenë në SHBA, është tash në faza të aprovimit në Kongresin Amerikan si çështje, por shtetet e Bashkuara të Amerikës janë akteri kyç në FSK në kuadër të planit të tranzicionit. Është pjesë e pajisjeve tona strategjike. Është nis si procedurë sepse kjo shkon në disa faza aprovimi”, ka thënë Maqedonci.

Related posts

Austria shtrëngon procedurat e azilit në aeroporte dhe zgjeron sanksionet sipas rregullave të reja të BE-së

admin

Izraeli do t’ia kthejë familjes trupin e një fëmije palestinez të mbajtur për më shumë se 9 muaj

Hevzi

Kuvendi me tri seanca gjatë kësaj jave

Hevzi