Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pranuar se FSK-ja gjendet në një situatë të vështirë për ushqimin e ushtarëve.
Ai gjatë raportimit në Komisionin për Mbrojtje, tha se kontrata aktuale e sigurimit të ushqimit është subjekt i trajtimit të brendshëm, derisa theksoi se po tentojnë të krijojnë vetëqëndrueshmëri për ushqim të FSK-së.
Maqedonci foli edhe për largimin e ushtarëve nga FSK, ku tha se deri tani 119 sosh e kanë lënë ushtrinë.
Mirëpo, ai tha se në konkursin e ri 1300 qytetarë kanë aplikuar për konkursin që pranon 300 ushtarë.