RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Maqedonci: Kuvendi jo funksional, pengesë për dërgimin e FSK-së në Gaza

maqedonci:-kuvendi-jo-funksional,-pengese-per-dergimin-e-fsk-se-ne-gaza

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se mosfunksionim aktual i Kuvendit të Kosovës është duke paraqitur pengesa në përgatitjet për dërgimin e FSK-në në Gaza në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën.

Ai ka thënë se janë në fazën e përgatitjeve fillestare, por se vendimi i Qeverisë duhet të miratohet edhe në Kuvend.

“Mungesa e funksionalitetit të Kuvendit të Kosovës, përveç shumë pengesave që i bënë zhvillimit të përgjithshëm është duke u bërë pengesë për mosdërgimin e FSK-së në Gaza. Ende jemi në fazën e përgatitjeve, mirëpo është procedurë, por na duhet vendimi në Qeveri, ky vendim pastaj kalon në Kuvend, pastaj me shumicë votash Kuvendi e mandaton FSK-në për të marrë pjesë në Gaza dhe në fund përcillet tek presidenti/presidentja për aprovim”, ka thënë Maqedonci në një intervistë në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.

Ministri i Mbrojtjes ka thënë se për dërgimin e FSK-së në Gaza ka pasur koordinim mes Qeverisë dhe Presidences dhe institucioneve të tjera.
Ai ka treguar edhe për numrin e ushtarëve që do të dërgohen në Gaza dhe përbërjen e tyre.

“Do të dërgojmë mbi 20 ushtarë fillimisht, do të jenë ushtarake të fushave të ndryshme, dominimi do të jetë më shumë që është një specialitet tashmë i FSK-së, do të kemi oficerë dhe nënoficerë nga operacionet speciale, por gjithashtu do të kemi oficerë planifikues që do të jenë të atashuar në komandën e forcës stabilizuese, por do të kemi edhe ekipe mjekësore të cilat do të jenë pjesë e ketij kontingjenti të FSK-së”, ka thënë Maqedonci.

Ai ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës në këtë mision ka rëndësi të veçantë, pasi përveç kontributit në paqe e siguri, ky mision është miratuar në OKB dhe Kosova merr pjesë në një mision të OKB-së pa qenë anëtare e saj.

Related posts

Ardhja e mërgimtarëve – QKMK publikon gjendjen në kufi, ja ku ka pritje më të gjata

admin

Kuti gjigante bamirësie në formë topi futbolli në Doha për Gazën

RTI

Liga Arabe dënon bastisjen izraelite në selinë e UNRWA-s në Kudsin Lindor të pushtuar

admin