RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Maqedonci: Strukturat serbe të sigurisë po i mbështesin grupet terroriste

maqedonci:-strukturat-serbe-te-sigurise-po-i-mbeshtesin-grupet-terroriste

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se grupet terroriste po mbështetën nga strukturat e Serbisë “me qëllim të destabilizimit të Kosovës dhe të Ballkanit”.

Ai ka shkruar në Facebook të hënën se është takuar me ministrin e Mbrojtjes të Polonisë, Ëładysłaë Kosiniak- Kamysz në konferencën për siguri në Varshavë, të cilin tha se e njoftoi për situatën e sigurisë në vend dhe në rajon.

“Ministrin Kamysz e informova rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon, gjersa shpreha dhe shqetësimin tim për militarizimin e Serbisë dhe 48 bazat e ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe të vendosura përgjatë vijës kufitare me Kosovën, e gjithashtu dyshimin e bazuar me rastin e sulmit në Banjskë që grupet terroriste po mbështeten nga strukturat e sigurisë të shtetit të Serbisë me qëllim për të shkaktuar destabilizimin e Kosovës dhe Ballkanit në përgjithësi”, ka thënë Maqedonci.

Ministri i Mbrojtjes shtoi se Kosova do të ofrojë mbështetje të pakursyer për Ukrainën “brenda kapaciteteve tona shtetërore”, duke theksuar se me ministrin polak u dakorduan për vendosje të bashkëpunimit.

Related posts

Forcat izraelite arrestojnë 50 palestinezë në Bregun Perëndimor

rezart morina

Emrat/ Vritet me kallash një person, autori zyrtar i Policisë

admin

“Vrasja e Fatonit u paralajmërua një ditë përpara…”, eksperti: Ja kush kishte dëshirë ta shihet të vdekur

admin