RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetTurqi

Maqedonci takon kreun e KFOR-it, bisedojnë për ruajtjen e kufirit

maqedonci-takon-kreun-e-kfor-it,-bisedojne-per-ruajtjen-e-kufirit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedoni, ka zhvilluar një takim me komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor Ozcan Ulutash.

Siç njoftoi Maqedonci, temë qendrore e takimit ishte situata e sigurisë në vend, “intensifikimi i patrullimit kufitar nga ana e trupave të KFOR-it duke marrë për shkas sulmin e 24 shtatorit, e po ashtu rritja e bashkëpunimit me Forcën e Sigurisë së Kosovës në çështje të mbrojtjes”.

“Ruajtja e kufirit do të thotë ngritje e nivelit të sigurisë, mbyllje e rrugëve ilegale dhe luftim i grupeve kriminale nga ana e Policisë së Kosovës”, tha ministri i Mbrojtjes.

Në fund, ai tha se bashkëpunimi Polici e Kosovës, KFOR e FSK, ofron siguri dhe stabilitet për gjithë qytetarët dhe vendin tonë

Related posts

Izraeli liron 15 të burgosur palestinezë, raportohen shenja urie dhe torture

Hevzi

Një ndër më të mëdhenj në histori, Japonia goditet nga tajfuni, erëra deri në 180 km/h

admin

Aktivistët britanikë ngrenë alarmin, burgjet e Anglisë po “pushtohen” nga shqiptarët

admin