RTV AHIRETI
Lajme

Maqedonci thotë se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj drejt NATO-s

maqedonci-thote-se-kosova-ka-bere-hapa-te-medhenj-drejt-nato-s

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në përafrimin drejt NATO-s.

“Së pari si vend demokratik që është edhe parakushti themelor, Kosova e plotëson parimin bazë prej të gjitha vendeve të NATO-s si vend demokratik. Vend që iu ka vlerësuar demokracia dhe normalisht është edhe vetë shtetndërtimi i Kosovës është në mbështetjen që e kemi pasur nga vendet e NATO-s dhe vendet perëndimore pra në aspektin politik, kushtetues dhe formësimit si shtet ne kemi bërë hapa të jashtëzakonshëm në përafrimin e vendit në NATO”, i tha ai RTV21 duke shtuar se edhe në aspektin e mbrojtjes, Kosova ka ndërtuar një forcë e cila është e ndërtuar në përputhje me standardet e NATO-s.

Maqedonci shtoi se Kosova të gjitha blerjet e sistemit të armatimit të FSK-se bëhen nga vendet e NATO-s.

I pari i Mbrojtjes tha se Kosova mund të bëhet pjesë e NATO-s edhe pa qenë pjesë e organizmit të partneritetit për paqe. Pasi që sipas tij partneriteti për paqe ka qenë fazë tranzitore për vendet komuniste para se të bëheshin pjesë e NATO-s.

Maqedonci theksoi se stagnimi i anëtarësimit të Kosovës në NATO vjen edhe si pasojë e vendeve mosnjohëse.

Mirëpo, sipas tij mospajtimet e Qeverisë me ShBA-të nuk ndikojnë në anëtarësimin e NATO-s.

The post Maqedonci thotë se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj drejt NATO-s first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Maqedonci tregon arsyen e mos ekspozimit të mjeteve të rënda

rezart morina

Kurti në përvjetorin e puçit: Kosova e Turqia aleate dhe shtete mike

rezart morina

Presidenti ukrainas Zelenskyy falënderon Edi Ramën për reagimin ndaj Rusisë në KS të OKB-së

rezart morina