RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Maqedonci udhëtoi për vizitë zyrtare në ShBA

maqedonci-udhetoi-per-vizite-zyrtare-ne-shba

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot ka udhëtuar për vizitë zyrtare në ShBA.

Ai gjatë vizitës do të zhvillojë disa takime, ku në mesin e zyrtarëve me të cilin do takohet është dhe Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit, James O’ Brein.

O’Brien, ditë më parë i ka paralajmëruar Kosovën dhe Serbinë se shkaktimi i trazirave në veri të Kosovës nënkupton përballje me NATO-n.

“Ministri do të takoj Ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit, James O’ Brein, Ndihmës Sekretarin e US Army për Teknologji, Logjistikë dhe Blerje Ushtarake, Douglas R. Bush, Zëvendës Sekretaren e Mbrojtjes, Znj. Sasha Baker, Ndihmës Sekretaren e Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare, Znj. Celeste A. Wallander, si dhe Senatoren Joni Ernst”, thuhet në komunikatë.

Related posts

Lavrov: Ngjarjet rreth projektligjit për “agjentët e huaj” në Gjeorgji, përpjekje për grusht shteti

rezart morina

Kurti pret që më 2 maj të trajtohet me urgjencë çështja e të pagjeturve

rezart morina

Netanyahu: Propozimi i armëpushimit i pranuar nga Hamasi nuk përmbush kërkesat kryesore

admin