RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Maqedoni e Veriut, kryeparlamentari Mitreski shpall zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

maqedoni-e-veriut,-kryeparlamentari-mitreski-shpall-zgjedhjet-presidenciale-dhe-parlamentare

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, sot i ka shpallur zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare, që do të mbahen më 24 prill dhe 8 maj, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit, pas nënshkrimit të vendimeve për shpalljen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, në përputhje me afatet e parapara me Kushtetutë, kryetari Mitreski ka deklaruar se në periudhën e ardhshme zgjedhore pret që të gjitha institucionet kompetente, por edhe të gjitha subjektet e përfshira të kontribuojnë për proces të drejtë dhe demokratik, siç thuhet, në nivelin që meriton një vend demokratik, anëtar i NATO-s, i cili është në rrugën e anëtarësimit të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian.

“Republika e Maqedonisë së Veriut në ciklet e fundit zgjedhore ka treguar se ka kapacitet për të organizuar zgjedhje demokratike, në përputhje me vlerat dhe parimet evropiane. Ciklet e kaluara zgjedhore kanë vendosur standarde të cilat ne vetëm duhet t’i avancojmë dhe t’i ndërtojmë, por nuk duhet t’i lejojmë vetes të kthehemi prapa. Votimi në zgjedhje, përkatësisht mundësia që qytetarët të shprehin mendimin e tyre përmes fletëvotimit, është akt i lartë i demokracisë”, ka thënë Mitreski.

Sipas vendimeve të nënshkruara nga Mitreski, rrethi i parë i zgjedhjeve të shtata për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbahet më 24 prill 2024 (e mërkurë), ndërsa rrethi i dytë i votimit do të mbahet dy javë më vonë, më 8 maj.

Në të njëjtën datë me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale (8 maj), në vend do të mbahen zgjedhjet e 11-ta parlamentare.

Related posts

Shpërthimi i bombës vret 10 persona gjatë shërbesave të kishës në Kongo

admin

Shkeli kushtetutën/ Gjykata vendos për shpërbërjen e partisë kryesore opozitare në Tajlandë

admin

Tre vjet burg ndaj një personi për sulm seksual ndaj të miturës

admin