RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Maqedonia e Veriut e pesta në Europë për nga varfëria

maqedonia-e-veriut-e-pesta-ne-europe-per-nga-varferia

Maqedonia e Veriut rradhitet në vendin e pestë në Europë për nga varfëria, ndërsa Ukraina e para për shkak të luftës.

Lista e përpiluar nga portali ekonomik gjerman Derwensten bazohet në BPK për frymë, e cila në Maqedoni është 6,608 dollarë. Ndërkaq, në listën e 10 shteteve më të varfërve në Europë, Kosova renditet si vendi i dytë më i varfër në Europë për vitin 2023, pas Ukrainës. Lista është bërë në bazë të prodhimit të brendshëm bruto (GDP) për kokë banori. Sipas renditjes Serbia është në vendin e dhjetë me BPK prej 10.360,72 dollarë për kokë banori.

Në vend të katërt është Shqipëria, prodhimi i brendshëm bruto i së cilës është 6,457,22 dollarë, ndërsa në vendin e tretë është Moldavia me BPK prej 5,671,22 dollarë. Më e varfëra në Evropë është Ukraina, me një GDP prej 4,348,57 dollarë. Mali i Zi është në vendin e nëntë me një GDP prej 9,811,86 dollarë, dhe Bjellorusia është në vendin e tetë me një GDP prej 7,859,63 dollarë.

Vendin e shtatë e ka zënë Bosnja dhe Hercegovina me BPK për frymë prej 7.337,72 dollarë, ndërsa Gjeorgjia është në vendin e gjashtë me prodhim të brendshëm bruto prej 6,670,73 dollarësh.

 

Related posts

Bie numri i të hospitalizuarve me COVID-19

admin

OKB: Mbi 300 mijë persona u larguan nga Sudani për shkak të përleshjeve

rezart morina

Banorët e uritur të Gazës konsumojnë ushqim për kafshë, teksa kafshët copëtojnë kufomat e njerëzve nëpër rrugë – VIDEO Pamje të rënda

rezart morina