RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Maqedonia e Veriut nuk do ta ekstradojë ish-ushtarin e UÇK-së, Blerim Ramadanin

maqedonia-e-veriut-nuk-do-ta-ekstradoje-ish-ushtarin-e-uck-se,-blerim-ramadanin

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka njoftuar se Paneli i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka marrë vendim për mosekstradimin e shtetasit tonë, Blerim Ramadani.

Sipas një njoftimi bëhet e ditur se ish-pjesëtar i UÇK-së, Blerim Ramadani është ndaluar në bazë të një fletë arresti të Serbisë të lëshuar rishtazi nga INTERPOL.

“Rikujtojmë , më se më 17 korrik 2024, në pikëkalimin kufitar Jazhincë/Glloboqicë, është ndaluar shtetasi ynë, Blerim Ramadani, ish-pjesëtar i UÇK-së, në bazë të një fletë arresti të Serbisë të lëshuar rishtazi nga INTERPOL”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, siç thuhet në njoftim Ramadani do të vazhdojë qëndrimin në arrest shtëpiak në Shkup deri në verdiktin final (ex officio) të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Related posts

Tajvani: Identifikohen 103 avionë ushtarakë të Kinës rreth ishullit

rezart morina

Vazhdon rënia e numrit të popullsisë në Kosovë

admin

Një 35-vjeçar vdes në aksidentin e rëndë në Çagllavicë

admin