RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tajvani: Identifikohen 103 avionë ushtarakë të Kinës rreth ishullit

tajvani:-identifikohen-103-avione-ushtarake-te-kines-rreth-ishullit

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit njoftoi se që nga mbrëmë e deri sot në orët e mëngjesit përreth ishullit janë identifikuar 103 mjete ushtarake të Kinës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga llogaria e platformës sociale X të ministrisë thuhet se 40 nga 103 mjetet ajrore kanë kaluar vijën ajrore dhe detare që supozohet se kufizojnë zonat e ndikimit të palëve në Ngushticën e Tajvanit dhe se ato kanë fluturuar në hapësirën që Tajvani e ka shpallur si “Zona e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore (ADIZ)”.

Po ashtu thuhet se që nga mbrëmë e deri në orët e mëngjesit 10 avionë luftarakë “SU-30”, 12 “J-10”, 4 “J-11”, 10 “J-16” kanë kaluar vijën e konsideruar si “vijë të mesme” ndërsa 2 avionë të furnizimit me karburant të llojit “Y-20” dhe 2 dronë pa armë të llojit “BZK-005” fluturuan në pjesën jugperëndimore të ADIZ.

Kjo është regjistruar si “numri më i madh i fluturimeve të identifikuara deri më tani brenda 24 orëve”. Bëhet e ditur se 91 fluturimet që u identifikuan në ditën e fundit të stërvitjes që Kina filloi më 8-10 prill përreth ishullit pas vizitave të lideres së Tajvanit Tsai Ing-wen në SHBA, kanë qenë lëvizjet më intensive që janë shikuar që nga ajo ditë.

Po ashtu edhe 9 anije luftarake të Kinës janë vërejtur përreth ishullit, thuhet në deklaratën ku bëhet e ditur se avionët dhe anijet “janë paralajmëruar me radio marrëse dhe se avionët luftarakë janë ndjekur me anije patrulluese dhe sisteme raketore”.

Në deklaratë theksohet se provokimet e vazhdueshme ushtarake nuk shërbejnë asgjë tjetër përveçse rritjes së tensioneve në Ngushticën e Tajvanit dhe krijimit të pasigurisë në rajon. Bëhet e ditur se Pekinit iu bë thirrje “që t’i japë fund veprimeve të tij të njëanshme shkatërruese”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës, Mao Ning në një konferencë për media në Pekin në përgjigje të pyetjeve lidhur fluturimet u shmang të japë përgjigje duke thënë se kjo nuk është një çështje që i intereson diplomacisë.

“Ngushtica e Tajvanit është pjesë e territorit të Kinës, nuk ka një gjë e tillë si ‘vija e mesme’”, deklaroi zëdhënësja Mao.

Që nga vizita e ish-kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, në Tajvan në gusht 2022, ushtria e Kinës rriti aktivitetet e saj patrulluese përreth ishullit dhe i bëri të rregullta fluturimet e saj që kalojnë vijën e mesme dhe ADIZ.

Ndarja me Tajvanit dhe tokës kryesore të Kinës, vazhdon që nga lufta e brendshme që u përjetua mes komunistëve dhe Nacionalistëve pas Luftës së Dytë Botërore në Kinë. Tajvani ka pavarësi “de facto” që nga viti 1949 kur u themelua Republika Popullore e Kinës.

Qeveria e Pekinit e cila territorin e Ishullit të Tajvanit e sheh si pjesë të saj dhe Ngushticën e Tajvanit si ujërat e saj territoriale, vendos theksin mbi parimin e “Një Kine”, kundërshton vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të pavarura nga Tajvani me vendet e botës si dhe del kundër përfaqësimit të tij në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Kina kundërshton praninë ushtarake të vendeve të huaja në rajon dhe thekson se nuk do të përjashtojë përdorimin forcës nëse është e nevojshme për bashkimin sërish të ishullit me tokën kryesore.

Related posts

Astronautja e parë femër e Arabisë Saudite do të fluturojë në hapësirë ​​më 21 maj

admin

Kina dërgon furnizime humanitare në Turqi pas tërmeteve

rezart morina

Gjenden simbole naziste dhe pornografi me fëmijë në mesazhet e policisë gjermane

rezart morina