RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Maqedonia e Veriut u bëri thirrje qytetarëve që të largohen nga zonat e rrezikuara në Slloveni

maqedonia-e-veriut-u-beri-thirrje-qytetareve-qe-te-largohen-nga-zonat-e-rrezikuara-ne-slloveni

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut u ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të largohen nga zonat e rrezikuara në Slloveni, e cila është përfshirë nga një stuhi e madhe, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, për shkak të stuhisë së madhe që ka goditur Slloveninë, një numër i madh i rrugëve dhe autostradave janë mbyllur në të gjithë vendin.

“U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut që të largohen nga zonat e rrezikuara, veçanërisht nga zonat përgjatë lumenjve. Gjithashtu u bëjmë thirrje qytetarëve që planifikojnë të udhëtojnë drejt Sllovenisë apo të kalojnë tranzit të kontrollojnë se cilat rrugë janë të lira”, thuhet në njoftim.

Në njoftim po ashtu theksohet se në të njëjtën kohë “luten qytetarët nëse janë në rajonet e prekura dhe kanë nevojë për ndihmë të mundshme të kontaktojnë Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Lubjanë”.

Ndër të tjera, ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Sllavjanka Petrovska, në një postim në rrjetet sociale tha se për shkak të stuhisë po i shtrojnë dorën e ndihmës Sllovenisë mike.

“Po shtrojmë dorën Sllovenisë mike. Me keqardhje të madhe ndjekim situatën në Slloveni, e cila u godit nga një stuhi e madhe dhe përmbytje. Ne nuk mund ta shikojmë këtë pa ofruar ndihmë. Ne jemi gati të shtrojmë dorën dhe të ndihmojmë në përballimin e pasojave të kësaj stuhie dhe të tregojmë se miqtë e vërtetë e njohin njëri-tjetrin në kohë të vështira. Së bashku jemi më të fortë”, shkroi Petrovska.

Related posts

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës, Albin Kurti në Berlin më 25 prill, zbardhet axhenda

admin

Zelensky thirrje Perëndimit: Detyroni Rusinë të bëjë paqe! Nuk mund të negociojmë me Moskën për aq kohë sa…

admin

Çavuşoğlu: Rënia e besimit mes shteteve po e rrezikon OSBE-në

admin