RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

“Telekom Serbia” informohet për heqjen e licencës së MTS-së në Kosovë

“telekom-serbia”-informohet-per-heqjen-e-licences-se-mts-se-ne-kosove

“Telekom Serbia” njoftoi se ka pranuar vendimin e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK) të Qeverisë së Kosovës, se kompanisë MTS d.o.o. i është hequr licenca e biznesit për shkak se “një anëtar i menaxhmentit të kompanisë ka pasaportë të lëshuar nga Republika e Serbisë”.

Megjithatë, më 1 gusht, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës publikoi një listë me dhjetëra kompani, me adresa të kontestuara në dokumentet e regjistrimit, të cilave tha se do t’u hiqet leja e punës.

Në mesin e këtyre kompanive është edhe MTS d.o.o. – kompania simotër e operatorit shtetëror të telekomunikacionit të Serbisë, “Telekom Serbia”, që është themeluar më 2015 në bazë të Marrëveshjes së Brukselit, që Kosova dhe Serbia arritën në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve.

Në dokumentet që ka siguruar REL nga ministria kompetente, MTS d.o.o. është regjistruar në Mitrovicë të Veriut si operues në sistemin serb, gjegjësisht në adresë “Mitrovica e Kosovës, Republika e Serbisë”.

Selia e kësaj kompanie është në Mitrovicë të Veriut, komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe. Kjo kompani ka degë edhe në vendbanime të tjera serbe në Kosovë: Leposaviq, Zubin Potok, Graçanicë, Shërpcë dhe Ranillug.

Në anën tjetër, “Telekom Serbia” theksoi se vendimin për heqjen e licencës së biznesit nuk mund të zbatohet sepse është “faktikisht dhe juridikisht është i pabazuar dhe në kundërshtim me parimet, standardet evropiane dhe të drejtën ndërkombëtare”.

Nga kjo kompani shtojnë se do ta apelojnë këtë vendim.

“‘Telekom Serbia’ do të bëjë gjithçka për të mbrojtur interesat e të gjithë qytetarëve në Kosovë dhe Metohi që përdorin shërbimet e kompanisë dhe të më shumë se 250 punonjësve”, u tha në njoftim.

Licenca për operim fillimisht i ishte hequr televizionit kombëtar privat, Klan Kosova, pasi në dokumentet e regjistrimit, dy qytete të Kosovës – Peja dhe Gjakova – figuronin si pjesë e Serbisë.

Ministria e Industrisë ka akuzuar Klan Kosovën se ka “shkelur Kushtetutën e Kosovës”, por kjo media ka hedhur poshtë akuzat, duke theksuar se ka ndodhur një gabim teknik që është përmirësuar.

Klan Kosova më pas iu drejtua Gjykatës Komerciale të Kosovës, e cila më 3 gusht shtyu ekzekutimin e vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë deri në marrjen e një vendimi përfundimtar.

Related posts

Ndalimi në kufij i shtetasve të Kosovës nga Serbia, Kurti: Shteti serb po hakmerret ndaj civilëve – po mbahen arbitrarisht edhe fëmijët, të privuar nga ushqimi

RTI

Suedia ndalon shkollat ​​islame

admin

Lajçak sot në Prishtinë, pritet të takohet me Bislimin

rezart morina