Sekretari i deridjeshëm i NATO-s, Jens Stoltenerg, gjatë një dekade, udhëhoqi me këtë organizatë gjatë sfidave serioze të cilat kulmuan me luftën e Ukrainë.
Gjatë mandatit të tij erdhi deri te rritja e NATO-s në 32 shtete anëtare. Organizatës në këtë periudhë iu bashkëngjitën dy shtete nga Ballkani Perëndimor: Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, si dhe dy shtetet tradicionalisht neutrale, Suedia dhe Finlanda, të cilat ndryshuan përcaktimin gjatë agresionit rus.
Sekretari i ri i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte është kryeministri më jetëgjatë në Evropë. Për 14 vjet ka qenë në krye të qeverisë së shtetit të vet dhe ka udhëhequr me 4 koalicione. Njihet si politikani i cili asnjëherë nuk ka shkuar në zyrë me makinë.
Ai merr përsipër rolin kyç në aleancë pak javë para mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale në shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin kyç në NATO.
Kandidati presidencial Donld Trump konsiderohet skeptik i aleancës veriatlantike, ndërsa mbetet e pasigurtë se çfarë qasje do të ketë ai ndaj luftës në Ukrainë në rast se i fiton zgjedhjet presidenciale në nëntor.
The post Mark Rutte, Sekretari i ri i Përgjithshëm i NATO-s first appeared on Radio Televizioni Iliria.