RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Niger: Mijëra persona marshojnë me kërkesë për tërheqje të trupave franceze

niger:-mijera-persona-marshojne-me-kerkese-per-terheqje-te-trupave-franceze

Mijëra persona kanë marshuar të shtunën në kryeqytetin e Nigerit, Niamej, duke kërkuar që Franca, ish-fuqi koloniale në këtë vend, t’i tërheqë trupat e veta ushtarake, siç ka kërkuar junta, e cila e ka marrë pushtetin në qershor.

Protestuesit janë mbledhur afër bazës së ushtrisë franceze, pas thirrjes që e kanë bërë disa organizata civile të Nigerit, që e kundërshtojnë prezencën e Francës në këtë shtet të Afrikës Perëndimore.

Protestuesit janë parë me mbishkrimet, “ushtria franceze të largohet nga shteti ynë”.

Regjimi ushtarak i Nigerit ka nisur kritika të reja kundër Francës të premten, duke e akuzuar Parisin për “ndërhyrje të madhe”, duke e përkrahur presidentin e rrëzuar të shtetit.

Presidenti Mohamed Bazoum, aleat i ngushtë i Francës, i cili pas fitores në zgjedhjet e vitit 2021 i ka rritur shpresat për stabilitet në Niger, është arrestuar më qershor nga pjesëtarë të gardës së tij.

Më 3 gusht, regjimi ushtarak ka bërë të ditur se do t’i shkëpusë të gjitha marrëveshjet me ushtrinë e Francës, e cila i ka rreth 1.500 ushtarë në Niger, për t’i ndihmuar këtij vendi që ta luftojë xhihadin në rajon.

Udhëheqësit ushtarakë kanë bërë, po ashtu, të ditur për “dëbimin” e menjëhershëm të ambasadorit francez, Sylvain Itte, si dhe tërheqjen e imunitetit diplomatik.

Sipas tyre, prezenca e ambasadorit përbën kërcënim për rendin publik.

Mirëpo, presidenti francez, Emmanuel Macron e ka përgëzuar punën e ambasadorit në Niger, dhe ka thënë se ai vazhdon të qëndrojë atje, pavarësisht se i është dhënë afat prej 48-orësh që të largohet nga shteti, qysh të premten e kaluar. /rel

Related posts

Reagim ndërkombëtar ndaj sanksioneve që Izraeli zbaton ndaj administratës së Palestinës

admin

Hunter Biden përballet me akuza federale për armë

admin

Protestuesit antiqeveritarë në Peru dalin sërish në rrugë

admin