RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Marok, mijëra qytetarë protestuan kundër vr’asjes së liderit të Ha’masit, Haniyeh

marok,-mijera-qytetare-protestuan-kunder-vr’asjes-se-liderit-te-ha’masit,-haniyeh

Në qytetin Kazablanka të Marokut mijëra qytetarë mbajtën protestë duke dënuar vrasjen e kreut të Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh dhe sulmet e Izraelit ndaj Rripit të Gazës, raporton Anadolu.

Mijëra personat që morën pjesë në protestën e organizuar me thirrjen e organizatës joqeveritare “Grupi i Veprimit Kombëtar për Palestinën” mbushën sheshin e qytetit Kazablanka.

Protestuesit mbajtën pankarta që shprehnin kundërshtimin e tyre ndaj vrasjeve politike dhe bënin thirrje për ndërhyrje në botën arabe dhe islame për t’i dhënë fund kësaj situate si dhe brohoritën me sloganet “Përshëndetje nga Maroku për dëshmorit Haniyeh”, “Përshëndetje nga Maroku për Gazën krenare”, “Maroku dhe Palestina nuk janë dy popuj, por një popull”.

Gjithashtu protestuesit mbajtën flamuj të Palestinës, fotografi të Haniyeh dhe të xhamisë Al-Aksa si dhe të atyre që kanë humbur jetën në sulmet e Izraelit në Gaza.

Kryetari i Shoqatës për të Drejtat e Njeriut “Feza” në Marok, Mustafa al-Muni në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se protesta u organizua për të dënuar vrasjen e Haniyeh.

“Pavarësisht këtij atentati, rezistenca ruan vendosmërinë e saj. Procesi i çlirimit do të vazhdojë dhe një lider tjetër do të dalë që do të pastrojë tokat palestineze nga pushtimi izraelit, i cili shkatërron të gjitha vlerat”, tha ai.

– Atentati ndaj liderit të Hamasit

Haniyeh ndodhej në Teheran për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të presidentit të ri të Iranit, Masoud Pezeshkiyan.

Ushtria e Gardës Revolucionare e Iranit në një deklaratë mëngjesin e 31 korrikut, njoftoi se ndaj Haniyeh është kryer sulm në rezidencën ku ai po qëndronte në Teheran.

Për atentatin, Irani dhe Hamasi mbajtën përgjegjës Izraelin ndërsa zyrtarët izraelitë janë shmangur nga deklarata lidhur me ngjarjen. Haniyeh u zgjodh kryetar i Byrosë Politike të Hamasit nga Këshilli Shura i Hamasit më 6 maj 2017, duke zëvendësuar Khaled Mashaal-in.

Related posts

​Dy kryeministrat shqiptarë takohen në Mynih

admin

YouTuberi musliman korean do të ndërtojë xhami në Incheon

rezart morina

Vuçiqi aprovon rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ush’tarak

rezart morina