Në kryeqytetin e Marokut, Rabat, u mbajt protestë me kërkesën që të ndërhyhet për të ndaluar sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.
Marokenët u mblodhën para ndërtesës së Parlamentit në Rabat me thirrjen e Grupit Kombëtar të Veprimit për Palestinën ndërsa brohoritën me sloganet me kërkesën për mbrojtjen e civilëve në Rripin e Gazës dhe pengesën e planeve të Izraelit për të zhvendosur palestinezët.
Protestuesit bënë thirrje që të ndërhyhet për të ndaluar sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës.
Anëtari i Grupit Kombëtar të Veprimit, Aziz Hinavi në fjalimin e tij gjatë protestës i bëri thirrje Qeverisë së Marokut “që t’i japë fund normalizimit me Izraelin dhe të dëgjojë zërin e popullit maroken që vazhdon të protestojë në mbështetje të Gazës”.
Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani janë vrarë 37.953 palestinezë, përfshirë të paktën 15.694 fëmijë dhe 10.279 gra ndërsa janë plagosur 87.266 persona të tjerë.
Nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke u shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku është strehuar popullata.