Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e mirëpriti marrëveshjen e re për përkrahjen afatgjate të Ukrainës, e cila u finalizua në samitin e NATO-s në Uashington këtë javë, duke e cilësuar si “arritje të rëndësishme” për Kievin dhe të tjerët. Ai e lavdëroi lidershipin amerikan për “veprimet e tyre vendimtare” për të garantuar siguri për Ukrainën.