RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

MAShTI pas Testit të Arritshmërisë: Shkaku i përdorimit të telefonave, disa nxënës janë larguar

mashti-pas-testit-te-arritshmerise:-shkaku-i-perdorimit-te-telefonave,-disa-nxenes-jane-larguar

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka dalë me një njoftim sot pas mbajtjes së pjesës së dytë të Testit të Arritshmërisë në lëndët si matematikë, informatikë, fizikë, kimi e biologji.

Sipas njoftimit, testi u organizua në 183 qendra të testimit, ku nxënësit u sistemuan në 1658 salla të testimi.

Gjithashtu u bë e ditur se sipas raporteve të administratorëve, për shkak të përdorimit të telefonave edhe kësaj radhe janë larguar disa nxënës.

Postimi i plotë:

Njoftim

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se sot është organizuar pjesa e dytë e Testit të Arritshmërisë në lëndët: Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji.

Testi i Arritshmërisë është organizuar në 183 qendra të testimit, ku nxënësit janë sistemuar në 1658 salla të testimit.

Në pjesën e parë, nxënësit janë testuar në katër lëndë: Gjuhë amtare, Gjuhë angleze, Histori dhe Gjeografi.

Sipas raporteve të administratorëve, për shkak të përdorimit të telefonave edhe kësaj radhe janë larguar disa nxënës.

MAShTI falënderon të gjithë akterët e përfshirë në procesin e mbarëvajtjes së testit.

Rezultatet e testit do të publikohen më 08.07.2024.

Related posts

Para, kërcënime, abuzime: ç’po ndodh aktualisht në Rafah?

Kushtrim Guraj

Italia planifikon të rekrutojë infermierë indianë, sektori haset me mijëra vende vakante

admin

48 orë shtyrje afati, qarkullimi në Jarinje dhe pikat tjera kufitare po zhvillohet normalisht

admin