RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbërritjet e emigrantëve në Itali janë katërfishuar në tremujorin e parë të vitit 2023

mberritjet-e-emigranteve-ne-itali-jane-katerfishuar-ne-tremujorin-e-pare-te-vitit-2023

Një zyrtar i lartë nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) ka bërë të ditur se Italia në tre muajt e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022 ka regjistruar një rritje të jashtëzakonshme prej 317 për qind të emigrantëve dhe refugjatëve që mbërritën në vend nga deti.

Federico Fossi, bashkëpunëtor i lartë i informacionit publik i UNHCR-së në Itali, për Anadolu tha se të paktën 26.800 emigrantë mbërritën në Itali nga deti në muajt janar, shkurt dhe mars, krahasuar me 6.400 emigrantë që mbërritën në vitin 2022 gjatë të njëjtëve muaj.

“Për të tretin vit radhazi, ne shohim një rritje të numri të njerëzve që mbërrijnë në Itali nga deti”, tha Fossi.

Ai theksoi se njerëzit që ikin nga lufta dhe persekutimi, si dhe të tjerët që ikin nga kriza ekonomike përbëjnë njerëzit në anije që kalojnë Detin Mesdhe nga Afrika e Veriut për të arritur në Itali.

Arsyet e rritjes së mbërritjeve të emigrantëve

Zyrtari i UNHCR-së për refugjatët shpjegoi se faktorë të ndryshëm kontribuuan në fluksin në rritje të emigrantëve në Itali.

Derisa mbërritjet nga deti rriten zakonisht gjatë pranverës dhe verës, dimri i kaluar gjithashtu pa një rritje të kalimeve të emigrantëve pasi temperaturat ishin më të larta se sa pritej.

“Kemi hasur një dimër relativisht të butë. Pra, mbërritjet nuk kanë ndalur gjatë muajve të dimrit siç ka ndodhur, për shembull, në disa vite. Tani, sigurisht që ka rritje për shkak të kushteve të mira atmosferike”, tha Fossi.

Një faktor tjetër është konflikti dhe kriza që po lindin në disa nga vendet e refugjatëve dhe emigrantëve, si dhe në vendet tranzit.

Duke përmendur shembuj, Fossi tha se njerëzit që po vijnë në Itali ikin nga lufta dhe persekutimi, nga shkeljet e të drejtave, inflacioni i shfrenuar, kriza ekonomike, pasiguria ushqimore, si dhe nga emergjenca klimatike.

Tunizia, vendi kryesor i nisjes

Më tej, Fossi tha se këtë vit është në rritje numri i njerëzve që hipin në anije për në Itali nga Tunizia, që është vendi kryesor i nisjes nga emigrantët dhe refugjatët.

Rreth 58 për qind nga numri i përgjithshëm i mbërritjeve detare në Itali janë nga Tunizia, e ndjekur nga Libia me 38 për qind, e cila në të kaluar ka qenë vendi kryesor i nisjes.

“Në të kaluarën, Libia ishte vendi kryesor i nisjes, që na tregon se ka një ndikim të asaj që po ndodh në Tunizi për sa i përket krizës ekonomike dhe e dini, goditjes ndaj shtetasve sub-saharianë”, tha Fossi.

Aktualisht, Tunizia është në mes të trazirave politike dhe ekonomike. Sipas raportimeve në media, shtetasit e Bregut të Fildishtë dhe Guinesë po ikin nga vendi i Afrikës së Veriut pasi qeveria pretendon se emigrantët ishin të përfshirë në aktivitete kriminale në vend.

Tani, shumë refugjatë nga frika e dhunës, arrestimit dhe dëbimit po kërkojnë mënyra për t’u largua nga Tunizia.

Shifrat e siguruara nga Fossi gjithashtu mbështesin këtë perspektivë, edhe atë përmendin se ka pasur një rritje të numrit të shtetasve sub-saharianë që mbërritën në Itali këtë vit. Fossi tha se rreth 17 për qind ishin nga Bregu i Fildishtë, ndjekur nga Guinea me 16 për qind.

Shtetasit e Azisë së Jugut po ashtu përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të atyre që vijnë nga Tunizia, duke përfshirë 9 për qind nga Bangladeshi dhe 8 për qind nga Pakistani.

Rruga e Mesdheut Qendror, rruga më e rrezikshme e migrimit

Rruga e Mesdheut Qendror, e cila kalon përmes Libisë dhe Tunizisë për në Itali, konsiderohet si kalimi detar më i rrezikshëm për migrimin në Evropë.

“Tani, rruga e Mesdheut Qendror është më e rrezikshmja. Si mesatare, ne themi se nga 70-80 për qind e të gjitha viktimave në Mesdhe janë të regjistruara në rrugën e Mesdheut Qendror”, tha Fossi, duke theksuar se distanca dhe anijet e pa përshtatshme e bëjnë rrugën edhe më të rrezikshme.

Mbërritja në Itali nga Tunizia zgjat rreth një natë, ndërsa udhëtimi nga Libia mund të zgjasë deri në pesë ditë, në varësi të zonës së vendit që nisin emigrantët.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), këtë vit deri më tani rreth 441 emigrantë janë zhdukur ose kanë humbur jetën në Mesdheun Qendror.

Numri i emigrantëve duket se do të vazhdojë të rritet

Zyrtari i lartë i UNHCR-së gjithashtu tregoi se numri i njerëzve që mbërrijnë nga deti do të vazhdojë të rritet për shkak të “motit të mirë” dhe konflikteve të vazhdueshme në vendet nga vijnë refugjatët.

“Fatkeqësisht, duhet të themi e situata në vendet e origjinës dhe në vendet e tranzitit nuk po përmirësohet. Ne e dimë se ka shumë konflikte. Ne nuk shohim zgjidhje për shumë konflikte”, tha ai.

Sipas UNHCR-së, në vitin 2022 rreth 105 mijë refugjatë dhe azilkërkues mbërritën në Itali përmes detit. Në vitin 2021, kjo shifër ra në 67 mijë.

Related posts

Seanca në OKB/Osmani i përgjigjet Vuçiç: Pretendimet për spastrim etnik të serbëve në Kosovë, false dhe të pabaza!

admin

Nxënësit e shkollave të mesme në Rusi do të mësojnë si t’i përdorin dronët ushtarakë

rezart morina

FOTO/ Të dyshuar për masakrën me 137 viktima në Moskë, dalin para gjykatës dy persona të arrestuar për terrorizëm

admin