RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbi 1.500 hebrenj fanatikë bastisin Xhaminë Al-Aksa – VIDEO

mbi-1.500-hebrenj-fanatike-bastisin-xhamine-al-aksa-–-video

Nën mbrojtjen e forcave izraelite, 1.531 kolonë hebrenj kryen bastisje në oborrin e Xhamisë Al-Aksa, e cila ndodhet në Kudsin Lindor nën pushtim, transmeton Anadolu.

Kolonët hebrenj vazhdojnë bastisjet e tyre kundër Xhamisë Al-Aksa për shkak të festës “Pesach” që përfshin periudhën 5-13 prill.

Policia izraelite edhe sot mori nën mbrojtje grupet e kolonëve hebrenj që hynë në oborrin e Xhamisë Al-Aksa, ndërkohë shumë policë rrethuan Xhaminë e Kibles në të cilën kryejnë adhurime muslimanët.

Në një deklaratë nga Administrata e Vakëfeve Islame të Palestinës e cila është përgjegjëse për Xhaminë Al-Aksa, thuhet se në bastisje morën pjesë 1.531 kolonë hebrenj të përbërë nga 23 grupe të ndryshme.

Muslimanët e pranishëm gjatë hyrjes së kolonëve hebrenj në objektin e Aksasë, protestuan ndaj bastisjes përmes tekbireve.

Një grup palestinezësh dhe muslimanësh nga vende të ndryshme përfshirë edhe turq, falën namazin me xhemat në pikën ku kaluan kolonët hebrenj.

Ndërhyrja e policisë izraelite dy net njëra pas tjetrës duke përdorur forcë joproporcionale me bomba zëri, plumba plastik dhe shkopinj gome ndaj muslimanëve në Xhaminë Al-Aksa, përshkallëzoi tensionet në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor nën pushtim.

– Thirrjet për “bastisje ndaj Aksasë” gjatë Festës “Pesach”

Kolonët hebrenj rritën thirrjet e tyre për bastisje kundër Xhamisë Al-Aksa gjatë festës “Pesach” më 5-13 prill.

Ndërsa palestinezët që e prisnin bastisjen në këtë periudhë, u bënë thirrje muslimanëve për itikaf në Xhaminë Al-Aksa gjatë muajit të ramazanit.

Ndërkohë, 15 rabin hebrenj fanatikë i shkruan një letër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ministrit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, në të cilën i kërkuan që të lejohen kolonët hebrenj të presin kurbane në Xhaminë Al-Aksa gjatë festës “Pesach”, si dhe rekomanduan që të jepet çmim në vlerën 5.500 dollarë për ata që arrijnë të presin kurban.

Related posts

Zelensky paralajmëron se lufta në Rusi po vjen, pas sulmeve me dronë në Moskë

Muhamet Ramadani

“Pjesëmarrja e Bislimit në Tiranë, nuk ishte planifikuar e as konfirmuar”

admin

Anëtari i kabinetit të luftës të Izraelit: Hamasi ende në këmbë dhe larg mposhtjes

admin