RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mbi 100 arrestime në Bregun Perëndimor që nga fillimi i Ramazanit

mbi-100-arrestime-ne-bregun-perendimor-qe-nga-fillimi-i-ramazanit

Sipas Nadi Al-Asir (Klubi i të Burgosurve), forcat izraelite kanë arrestuar mbi 100 persona në Bregun Perëndimor që nga fillimi i muajit të Ramazanit, mes tyre gra, fëmijë dhe ish-të burgosur.

Në një deklaratë të publikuar të dielën, organizata bëri të ditur se vala e arrestimeve përkon me njoftimet për rritje të operacioneve gjatë Ramazanit. Sipas saj, sulmet e kolonëve janë përdorur si mbulesë për zhvillimin e fushatave të gjera të arrestimeve në zona të ndryshme të Bregut Perëndimor.

Arrestimet janë shtrirë në shumicën e qyteteve, përfshirë edhe Jerusalemin, ku gjatë Ramazanit raportohen ndalime të shumta që shpesh përfundojnë me urdhra dëbimi nga Xhamia Al-Aksa. Po ashtu, theksohet se janë shtuar hetimet në terren, të cilat, sipas organizatës, shoqërohen me keqtrajtime.

Në deklaratë përmenden edhe shkelje të tjera të pretenduara, si dhunë fizike, bastisje dhe dëmtime të pronës, konfiskim automjetesh dhe parash, si dhe masa ndëshkuese ndaj familjarëve të të arrestuarve.

Klubi i të Burgosurve thekson se që nga 7 tetori 2023 janë regjistruar rreth 22 mijë raste arrestimesh në Bregun Perëndimor, duke i cilësuar ato si pjesë e një politike të vazhdueshme të ndalimeve. /mesazhi

Related posts

Përmbytjet lënë mbi 2 mijë të vdekur dhe të zhdukur në Indonezi dhe Sri Lanka, gati 4 milionë të prekur

RTI

UNRWA: 1 në 3 fëmijë nën 2-vjeç i kequshqyer në mënyrë akute në Gazën veriore

admin

Lindje nën tokë, nën bombardime: Të sjellësh në jetë një fëmijë në Ukrainë

Irfan Jahiu