Guvernatori i Istanbulit, Ali Yerlikaya, njoftoi se 13.656.229 persona e kanë vizituar Xhaminë e Madhe Ajasofia në vitin 2022, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Amaneti i Fatih Sulltan Mehmet Han-it, bebëza e syrit të Istanbulit tonë, Xhamia e Madhe Ajasofia, e cila u rihap për adhurim me firmosjen historike të presidentit tonë, Recep Tayyip Erdoğan, ka pritur 13.635.229 vizitorë në vitin 2022”, shkroi Yerlikaya në median sociale.