RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lavrov: Kushtet e Ukrainës janë qëllimisht joreale dhe joadekuate

lavrov:-kushtet-e-ukraines-jane-qellimisht-joreale-dhe-joadekuate

Kushtet e Ukrainës për bisedimet e paqes janë qëllimisht “joreale dhe joadekuate”, tha ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lavrov gjatë një konference për shtyp në Samitin e Liderëve të G20 në Indonezi tha se Moska konfirmon gatishmërinë e saj për bisedime paqësore me Kievin.

“Nëse dikush refuzon, ajo është Ukraina dhe sa më gjatë që refuzon, aq më i vështirë do të bëhet negocimi”, deklaroi Lavrov.

Kreu i diplomacisë ruse shtoi se në margjinat e samitit në Bali pati një diskutim të shkurtër rreth kësaj çështje me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

“Ua kujtova atyre se të gjitha problemet janë në anën ukrainase, e cila kategorikisht refuzon të zhvillojë çfarëdo negociatash dhe vendos kushte që janë qëllimisht joreale dhe joadekuate në këtë situatë”, tha Lavrov.

Fjalimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në samitin e G20 ai e quajti “luftënxitës, agresiv dhe rusofob”.

Lidhur me vazhdimin e marrëveshjes për eksportin e grurit nga portet ukrainase të Detit të Zi, Lavrov tha se kushti rus për këtë do të jetë zbatimi i marrëveshjes për eksportin rus të ushqimit dhe plehrave.

Lavrov tha se ka diskutuar edhe me homologun e tij turk Mevlüt Çavuşoğlu lidhur me marrëveshjen e grurit dhe përgatitjet për deklaratën përfundimtare të G20.

Ai akuzoi Perëndimin se po përpiqet të politizojë deklaratën duke dënuar Rusinë në emër të të gjithë grupit.

Megjithatë, u vendos që Perëndimi të shtojë në deklaratë se “shumë delegacione e kanë dënuar Rusinë”, ndërsa Moska beson se ka “mendime alternative”.

“Ne besojmë se kjo është e mjaftueshme për të mos u thelluar në këtë çështje. Kjo nuk është aspak çështje e G20”, tha Lavrov.

Related posts

Emisari heq dilemën: Për Gjermaninë vizat më nuk janë çështje

admin

Ndalohen investimet ilegale të Vuçiqit në veri të Mitrovicës, u vendosen shirita objekteve

admin6

Ushtria e Shqipërisë dislokohet në Kukës, në gjendje gatishmërie për Kosovën pas vërshimeve

admin