Mbi 150 minatorë të Flotacionit në Kishnicë kanë hyrë në grevë që nga mëngjesi i së martës pasi duan nivelizim të pagave sikurse minatorët e Trepçës.
Përfaqësuesi i punëtorëve, Xhevdet Zymeri ka treguar për RTV Dukagjini se janë duke kërkuar vetëm që të zbatohet marrëveshja e bërë në vitin 2022 që të nivelizohen pagat.
Ai ka bërë të ditur se punëtorëve u janë ndaluar nga 90 euro të cilat janë të dedikuara për shujta.Ndër të tjera, ai ka thënë se nivelizimi i pagave është premtuar nga 1 janari, e që sipas tij nuk është realizuar.