RTV AHIRETI
Lajme

​Mbi 160 mijë votues më shumë me të drejtë vote në zgjedhjet e shkurtit 2025

​mbi-160-mije-votues-me-shume-me-te-drejte-vote-ne-zgjedhjet-e-shkurtit-2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar Raportin e Listës Preliminare të Votuesve, listën e qendrave të votimit jashtë Kosovës, numrin e vendvotimeve dhe numrin maksimal të votuesve.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm, të drejtë vote kanë 2 milionë e 47 mijë e 148 votues, pra 161 mijë e 700 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e lokale të vitit 2021, të mbajtura me datë 17 tetor 2021.

Në mbledhjen radhës së KQZ-së, drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar te Subjekteve Politike, Besnik Buzhala ka njoftuar se KQZ-ja ka pranuar deklarimin e një koalicionit mes dy partive politike Partia Demokratike e Unitetit dhe Iniciativa Balli.

Buzhala shtoi se sipas ligjit partitë e regjistruara që duan të marrin pjesë në zgjedhje përmes koalicionit kanë afatin e fundit deri më 30 gusht ta njoftojnë KQZ-n.

“Është duke vazhduar për deklarimin e partive politike për formimin e koalicioneve për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Deri më tani KQZ ka pranuar deklarimin e një koalicioni ndërmjet dy partive politike të regjistruara: Partia Demokratike e Unitetit dhe Iniciativa Balli. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partitë politike të regjistruara në Kosovë, të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhje përmes koalicionit, duhet që më së largu deri më 30 gusht 2024 (16:00) ta njoftojnë KQZ-në, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike. Koalicioni mund të ndërtohet nga së paku dy parti politike dhe partia politike nuk mund të tërhiqet nga koalicioni pasi të jetë certifikuar, derisa rezultatet e zgjedhjeve të certifikohen”, ka thënë Buzhala.

Përveç kësaj, në mbledhje u potencua se partia politike që është anëtare e koalicionit nuk mund të marrë pjesë si anëtare në një koalicion tjetër apo si parti politike e veçantë në të njëjtat zgjedhje.

Aty u tha se deri më tani, partitë politike të regjistruara, Partia Demokratike e Diasporës dhe Lëvizja për Bashkim, kanë njoftuar mospjesëmarrjen në zgjedhje.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arianit Elshani tha se lista preliminare e votuesve përmban 2 milionë e 47 mijë e 148 votues, pra 161 mijë e 700 votues më shumë në krahasim me Zgjedhjet e Lokale 2021, të mbajtura me datë 17 tetor 2021.

Ai potencoi se numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës është 209 mijë e 878 votues, prej të cilëve 124 mijë 366 votues mund të konsiderohen si votues të rinj që pas Zgjedhjeve Lokale, të mbajtura me datën 17.10.2021.

“Këshilli për operacione zgjedhore ka shqyrtuar raportin për listën preliminare të votuesve. Kemi 2 milionë e 47 mijë 148 votues në listën preliminare, do t’i nënshtrohet edhe një filtri dhe korrigjimeve tjera që dalin gjatë kësaj kohe dhe ndryshimeve që mund të pësojnë, qoftë në agjencionin e regjistrit civil, qoftë në KQZ. 116 mijë votues mund të konsideron si votues të rinjë, që pas zgjedhjeve lokale të mbajtura me 17 tetor 2021, kanë arritur moshën 18 vjeç, ndërsa 46 mijë e 512 votues mund të konsiderohen si votues të regjistruar për herë të parë në regjistrin qendror civil si dy palë zgjedhjesh dhe votues të regjistruar për votim jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale të 2021-tës. Ndërsa, 47 mijë 365 shtetas nga baza e të dhënave të gjendjes civile” , tha Elshani.

Përveç kësaj, në mbledhje u potencua se 85 mijë e 512 votues mund të konsiderohen si votues të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil midis dy palë zgjedhjesh, pra votuesit që janë pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës, votuesit e regjistruar për votim jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale 2021 dhe shtetas të cilët posedojnë certifikata të Republikës së Kosovës nga ekstrakti i DGJC.

Gjithashtu, Elshani tha se qendrat e votimit jashtë Kosovës dhe numri maksimal i votuesve nuk ka listë pasi që Ministria e Punëve të Jashtme është vonuar në dërgimin e saj.

The post ​Mbi 160 mijë votues më shumë me të drejtë vote në zgjedhjet e shkurtit 2025 first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Rreth 5.2 milionë turistë në Shqipëri gjatë kësaj vere, 2.2 milionë kosovarë

rezart morina

Osmani bisedë telefonike me presidentin e Gjermanisë: Propozimi evropian, momentum i veçantë

admin

Egjipti bën thirrje për presion ndaj Iz’raelit për hapjen e pikave kufitare në Ga’za

rezart morina