RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani bisedë telefonike me presidentin e Gjermanisë: Propozimi evropian, momentum i veçantë

osmani-bisede-telefonike-me-presidentin-e-gjermanise:-propozimi-evropian,-momentum-i-vecante

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një bisedë përmbajtjesore me Presidentin Federal të Republikës Federale të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier si pjesë e konsultimeve dhe koordinimit të vazhdueshëm me homologë të shteteve aleate.

“Në këtë bisedë telefonike është biseduar për zhvillimet e fundit në rajon, dialogun me Serbinë, marrëdhëniet bilaterale me Gjermaninë, si dhe anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Steinmeier ka vlerësuar procesin e reformave në Republikën e Kosovës, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe ka shprehur përkrahje për rrugën euro-atlantike të vendit tonë.

Sipas njoftimit thuhet se presidentja Osmani e ka falënderuar Presidentin Steinmeier për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë karshi integrimit të plotë të Republikës së Kosovës në institucionet euroatlantike, ndërkaq ka potencuar rëndësinë e ecjes përpara me procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

“Sa i përket procesit të dialogut me Serbinë, bashkëbiseduesit u pajtuan për momentumin e veçantë që ekziston në këtë proces pas propozimit evropian, të mbështetur edhe nga SHBA-të, ndërkaq Presidentja Osmani potencoi se Kosova mbetet e përkushtuar dhe konstruktive për një proces që kontribuon për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon”, thuhet në njoftim.

Related posts

Gjuha turke po integrohet në sistemin arsimor të Shqipërisë

admin

Apeli e ktheu në rigjykim çështjen penale të dhunimit ndaj 11-vjeçares, caktohet shqyrtimi gjyqësor

rezart morina

Gaza, numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite rritet në 26.900

rezart morina