RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mbi 160 mijë votues më shumë në zgjedhjet e ardhshme se më 2021

mbi-160-mije-votues-me-shume-ne-zgjedhjet-e-ardhshme-se-me-2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar të mërkurën Raportin e Listës Preliminare të Votuesve, listën e qendrave të votimit jashtë Kosovës, numrin e vendvotimeve dhe numrin maksimal të votuesve.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm, të drejtë vote kanë 2,047,148 votues, që i bie se numri është rritur për 161,700 votues më shumë në krahasim me Zgjedhjet e Lokale të mbajtura më 2021.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar te Subjekteve Politike, Besnik Buzhala ka njoftuar se KQZ-ja ka pranuar deklarimin e një koalicioni mes dy partive politike.

Ai shtoi se sipas ligjit, partitë e regjistruara që duan të marrin pjesë në zgjedhje përmes koalicionit kanë afatin e fundit deri të premten ta njoftojnë KQZ-në.

“Deri më tani KQZ-ja ka pranuar deklarimin e një koalicioni ndërmjet dy partive politike të regjistruara: Partia Demokratike e Unitetit dhe Iniciativa Balli. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partitë politike të regjistruara në Kosovë, të cilat duan të marrin pjesë në zgjedhje përmes koalicionit, duhet që më së largu deri më 30 gusht 2024 (16:00) ta njoftojnë KQZ-në, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike. Koalicioni mund të ndërtohet nga së paku dy parti politike dhe partia politike nuk mund të tërhiqet nga koalicioni pasi të jetë certifikuar, derisa rezultatet e zgjedhjeve të certifikohen”, ka thënë Buzhala, raportoi EO.

Gjithashtu, partia politike që është anëtare e koalicionit nuk mund të marrë pjesë si anëtare në një koalicioni tjetër apo si parti politike e veçantë në të njëjtat zgjedhje.

Më 30 gusht përfundon edhe afati për partitë politike që ta njoftojnë KQZ-në, respektivisht Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike për mospjesëmarrje në zgjedhje.

Deri më tani, partitë politike të regjistruara, Partia Demokratike e Diasporës dhe Lëvizja për Bashkim, kanë njoftuar mospjesëmarrjen në zgjedhje.

KQZ-ja shqyrtoi dhe miratoi raportin e Listës Preliminare të Votuesve për Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025. Lista Preliminare e Votuesve përmban: 2,047,148 votues, pra 161,700 votues më shumë në krahasim me Zgjedhjet e Lokale 2021, të mbajtura me datë 17 tetor 2021.

Numri i votuesve të rinj që do të votojnë për herë të parë në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës më 9 shkurt 2025 është: 209,878 votues, prej të cilëve: 124,366 votues mund të konsiderohen si votues të rinj që pas zgjedhjeve lokale, të mbajtura me datën 17.10.2021, kanë arritur moshën 18 vjeç do të votojnë për herë të parë në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës 2025 dhe shtetas të cilët posedojnë certifikata të Republikës së Kosovës nga ekstrakti i Departamenti i Gjendjes Civile; 85,512 votues mund të konsiderohen si votues të regjistruar për herë të parë në Regjistrin Qendror Civil midis dy palë zgjedhjesh, pra votuesit që janë pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës, votuesit e regjistruar për votim jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale 2021 dhe shtetas të cilët posedojnë certifikata të Republikës së Kosovës nga ekstrakti i DGJC.

Lista e qendrave të votimit jashtë Kosovës, numri i vendvotimeve dhe numri maksimal i votuesve u shty për shqyrtim për tjetër ditë.

Arianit Elshani nga radhët e PDK-së ka thënë se faji është te Ministria e Punëve të Jashtme.

“Vetëm dy minuta para se të fillojë mbledhja, MPJD ka konfirmuar listën për qendra të votimit, ka dërguar një email për hapje të qendrave të votimit për të cilën ne si KQZ nuk kemi arrit ta shohim se çka përmban kjo listë e tabelë. Por e shoh të papërgjegjshme që në momente të fundit të vendosemi para një akti të tillë, ku KQZ të detyrohet të marrë një vendim të tillë pa u konsultuar. Ajo çfarë kemi pranuar sot nuk është në pajtim me rregulloren dhe ligjin për zgjedhje”, ka thënë ai.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se propozimi i MPJ-së ka qenë që si qendra të hapen 35 përfaqësi diplomatike me rreth 45 vendvotime e që në to të votojnë 360 mijë qytetarë.
Sipas tij kjo është e pamundur teknikisht, është në kundërshtim me ligjin dhe tendencë për pengim të procesit.

“Ende pa filluar mirë, veçse kanë nisur problemet e para me votimin jashtë vendit. Ndonëse sot është dashur që të publikohet lista e qendrave të votimit jashtë vendit – në mënyrë që votuesit të mund të regjistrohen – kjo nuk do të ndodhë. Ministria e Punëve të Jashtme, jashtë çdo standardi të votimit, ka propozuar që si qendra të votimit të hapen gjithsej 35 përfaqësi diplomatike (me rreth 45 vendvotime), ku sipas tyre, do të mund të votojnë plot 360 mijë qytetarë. Kjo është 1) teknikisht e pamundur – meqë i bie që në 12 orë të votimit, brenda secilit minut të votojnë 11 qytetarë; 2) në kundërshtim me ligjin – sepse numri maksimal i votuesve për vendvotim është 750 votues; dhe 3) tendencë për pengim të procesit, e mbase edhe për krijim të përshtypjes se po tentohet pengimi i votimit të diasporës”, ka shkruar ai në Facebook.

Related posts

Hezbollahu kërcënon me sulme të reja nëse Izraeli shënjestron civilët në Liban

admin

Largohet barrikada e fundit në Zupç të Zubin Potokut

admin

Kriza në Mal të Zi, të hënën nisin bisedimet për qeverinë e re

admin