RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Largohet barrikada e fundit në Zupç të Zubin Potokut

largohet-barrikada-e-fundit-ne-zupc-te-zubin-potokut

Barrikada e vendosur për disa ditë rresht në fshatin Zupç të Zubin Potokut është larguar të premten nga disa persona.

Siç raporton Telegrafi, personat të cilët larguan kamionët e vendosur në rrugë kishin kapuça dhe një pjesë të fytyrës të mbuluar.

Ndërkaq, të enjten janë larguar disa barrikada si në fshatin Rudarë, i cili gjendet në komunën e Zveçanit, në komunën e Leposaviqit dhe një në Komunën e Zubin Potokut.

Ndryshe, kjo barrikadë është vendosur nga grupet kriminale të cilët veprojnë në veri të Kosovës, pas arrestimit të ish policit Dejan Pantiq, i dyshuar për sulm ndaj institucioneve të Kosovës, saktësisht zyrave të KQZ në veri të vendit.

Related posts

Të burgosurit palestinezë raportojnë abuzime të përditshme në burgun izraelit Ofer

RTI

BE vendos sanksione të reja ndaj Iranit

admin

Shqipëri, dëmtimi i aksit rrugor Librazhd-Përrenjas shkakton probleme në qarkullim

Irfan Jahiu