RTV AHIRETI
Uncategorized

Mbi 17 mijë kosovarë udhëtuan drejt Shqipërisë brenda 24 orëve të fundit

mbi-17-mije-kosovare-udhetuan-drejt-shqiperise-brenda-24-oreve-te-fundit

Pavarësisht motit me reshje të herëpashershme shiu, qytetarët nga Kosova kanë zgjedhur Shqipërinë si destinacion për fundjavë, duke rritur ndjeshëm qarkullimin në pikat kufitare.

Sipas të dhënave nga pika kufitare e Morinë, gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë dhe dalë mbi 17 mijë persona dhe rreth 11 mijë automjete.

Fluksi i lartë i udhëtarëve lidhet edhe me lehtësimet e reja në qarkullim, pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes që nga 1 maji, e cila mundëson kalimin pa kontrolle të automjeteve me targa të Shqipërisë dhe Kosovës.

Kjo masë ka ulur ndjeshëm pritjet në kufi dhe ka lehtësuar lëvizjen e lirë mes dy vendeve, duke nxitur edhe më shumë udhëtimet e shkurtra për pushime dhe turizëm gjatë fundjavës.





Related posts

Të sëmurët dhe të plagosurit në Gaza nuk kanë qasje në trajtim mjekësor

Kushtrim Guraj

Exciting Changes to SWE’s Advance Learning Center!

PUSHIMI VEROR DHE UDHËTIMI

Irfan Jahiu