RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mbi 2 mijë çifte i dhanë fund martesës në vitin 2023, ja cila komunë prin me numrin e shkurorëzimeve

mbi-2-mije-cifte-i-dhane-fund-marteses-ne-vitin-2023,-ja-cila-komune-prin-me-numrin-e-shkurorezimeve

Numri i çifteve të cilët kanë vendosur t’i japin fund martesës së tyre, është rritur nga viti në vit.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë vitit 2023 numri i shkurorëzimeve është rritur krahasuar me një vit më parë.

Sipas ASK-së vetëm gjatë vitit 2023, 2 mijë e 212 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre. Ndërsa numri i shkurorëzimeve ishte më i vogël në vitin 2022, ku gjithsej 2 mijë e 088 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre.

E për nga numri i shkurorëzimeve prin Prizreni me 199 raste, pasuar nga Prishtina me 185 raste dhe Mitrovica me 165 raste.

Related posts

Delegacioni i Hamasit në Kajro për takime me zyrtarë egjiptianë dhe ndërmjetës për zbatimin e marrëveshjes së Gazës

Hevzi

Të paktën 80 palestinezë u vranë në sulmet e Izraelit gjatë natës kundër Gazës

admin

Hamasi: Negociatat për armëpushim të përhershëm dështuan sepse Izraeli refuzoi propozimet tona

admin