Më shumë se 2 milionë muslimanë që gjenden në Tokat e Shenjta për të kryer Haxhin, me përfundimin e ritualeve kanë fituar epitetin haxhi, raporton Anadolu.
Haxhinjtë, të cilët ndaluan fillimisht në Arafat dhe më pas shkuan në Muzdelife me autobusë, pas lutjeve të bëra këtu mblodhën gurë për t’i gjuajtur në mënyrë simbolike drejt djallit.
Muslimanët ecën afërsisht 3,5 kilometra në grupe duke filluar nga mesnata dhe gjuajtën 7 gurë në “Jamrat al-Aqaba”, e cila njihet si djalli i madh, në zonën e gjuajtjes së gurëve në Jamarat.
Pas gjuajtjes së gurëve, shumë muslimanë bënë një ecje të gjatë deri në Qabe, ku realizuan tavafin dhe sa’in, ndërsa më pos hoqën ihramin e tyre pas qethjes.
Duke plotësuar detyrat e tyre muslimanët e fituan epitetin haxhinj. Disa prej tyre edhe e falën namazin e sabahut dhe të bajramit në Qabe.