Pas një procedure maratonike , më në fund Komuna e Prishtinës e ka përzgjedhur fituesin e kontratës për ndërtimin e urave në Unazën Qendrore të Prishtinës.
Oferta e kompanisë N.T.SH. ‘Dino’, ishte oferta më e lirë me mbi 3.2 milionë euro, është përzgjedhur fituese e kontratës për ndërtimin e urave në pjesën perëndimore të unazës qendrore kjo bazuar në platformën e-prokurimi.
Përë këtë proces tenderues kishin ofertuar 4 kompania, ndërsa kompania fituese kishte ofertën më të lirë.
Sipas njoftimit Komuna e Prishtinës për këtë tender kishte preparë buxhet 3.6 milionë euro.
The post Mbi 3 milionë euro tender, Prishtina bën hapin final për ndërtimin e unazës qendrore first appeared on Radio Televizioni Iliria.