RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Nga e diela, qytetarët e New York do të lëvizin me autobus falas

nga-e-diela,-qytetaret-e-new-york-do-te-levizin-me-autobus-falas

Këtë të dielë, 24 shtator në New York do të fillojë një projekt pilot ku transporti publik me autobus do të jetë falas në pesë linja, një në çdo bashki.

Sipas guvernatorit Kathy Hochul, programi pilot do t’u shërbejë rreth 43,900 përdoruesve të transportit publik në New York, do të jetë për një periudhë prej gjashtë deri në 12 muaj.

‘Autoriteti i Transportit Metropolitan është gjaku i qytetit të Nju Jorkut dhe unë jam krenar për përparimin e jashtëzakonshëm që kemi bërë në kthimin e udhëtarëve në nivelet para pandemisë,” tha Hochul. Duke vendosur këto rrugë pilot autobusësh pa tarifa, ne po zgjerojmë aksesin në transportin publik në të gjithë qytetin dhe po përmirësojmë barazinë e tranzitit për t’i shërbyer më mirë të gjithë banorëve të New York ‘, tha Kathy Hochul.

Kujtojmë se një projekt u prezantua nga kandidati i opozitës, Belind Këlliçi gjatë zgjedhjeve lokale të qershorit. /syri

Related posts

Stoltenberg: Aktivitetet e ushtrisë ruse në Arktik, sfidë për NATO-n

admin

Bërnabiq zgjidhet kryetare e Kuvendit serb pas tri ditë debatesh

admin

Erërat e forta, Komuna kërkon nga qytetarët të kenë kujdes

RTI